Home KRYESORE PD, burri 1 deri te burri 12… nuk mund të jetë kjo...

PD, burri 1 deri te burri 12… nuk mund të jetë kjo parti për gratë-Nga Anduela NDREU

Para pak muajsh u botua në paprotokoll.com një debat i brendshëm në strukturat e PD ku deputetja Dhurata Cupi e madje dhe deputeti Bujar Leskaj ngriten shqetësimin se strukturat e Partisë Demokratike janë kthyer në struktura burrash.

Unë po e them ndryshe duket sikur PD eshte garnizon ushtarak ku vetëm burrat lejohet të marrin pjesë për shkak të vështirësisë dhe forcës që kërkon kjo fushë. Madje madje edhe në ushtri janë të përfshira gratë por në ato fusha ku situata paraqitet e përshtatëshme për to.

Tani le të kthehemi tek PD që para disa  ditësh emëroi drejtuesit e fushatës në 12 qarqet e vendit dhe për “cudinë” tonë por jo të zonjës Çupi apo të zotit Leskaj asnjë drejtuese nuk ishte grua. Për drejtimin e një fushatë nuk duhet forca e krahut, apo fjala e ashpër duhet forca e fjalës dhe argumentit, karizma dhe pranimi nga mbështetësit për figurat që udhëheqin opozitën në këtë betejë. 

Edhe kësaj radhe, si në shumë situata në fakt, PD dështoi të prezantoje një ekip të gjithëpranuar e të mbështetur së paku nga demokratët. Kur them gjithëpranuar e kam fjalën se PD mund të hiqte atë zhgunin maskilist të politikës të veshur prej 32 e kusur vitesh, e tu ofronte mbështetësve qe nuk janë vetëm burra por edhe gra, mundësinë për tu përfaqësuar në politikë. 

Kjo do të ishte largpamësi dhe tregues i demokracisë së vërtetë, nëse ekziston, e në fakt ky është i vetmi moment që një parti politike vepron pa patur nevojën e kushtëzimit nga ligji. 

Ky është i vetmi rast qe cdo forcë politike tregon me vullnet të lirë qasjen që ka në raport me burrat, gratë apo cdo target grupi shoqëror, me pas është ligji ai që flet përmes listës së mbyllur(të hapur) apo dhe me përfaqësimin në një të tretën në lista të gjinisë më pak të përfaqësuar( që rëndom në Shqipëri janë gratë). 

Nuk e bëj këtë analizë si feministe, se unë jam me parimin që cdokush , burrë apo grua duhet të arrijë me meritë në poste të caktuara jo për shkak të gjinisë, por kjo panoramë me burri 1, burri 2, burri 3, 4,5,6,7,8,9,10,11, burri 12 sikur nuk lë shije të mirë. 

Ka plot gra në PD, nuk po përmend asnjë emër se do merret kjo analizë si personale, por ka gra që vërtetë mund të drejtonin fushata e mund të sillnin vota për opozitën më shumë se shumë prej disa burrave që u është besuar ai post. 

Pastaj të mos flasim për ballafaqim me palën kundërshtare, ku Edi Rama qarqet më të vështira ua ka besuar grave dhe për hir të së vërtetës nuk i ka dalë keq me llogaritë strategjike që me sa duket ka bërë. 

Share: