Home KRYESORE Në 25-vjetorin e PS-së, mungonte vetëm Spartaku.. i Romës!

Në 25-vjetorin e PS-së, mungonte vetëm Spartaku.. i Romës!

Nga Ylli Dylgjeri

Akoma Spartak doje o Dylgjer!- do të më thërrisni Ju?

Nuk i pe të dy Spartakët, Ngjelën dhe Brahon në qënder të festimeve të PS-së ???

Por jo, Unë e kam fjalën për mungesën e një Spartaku tjetër, Atij, gladiatorit!

Kur një skllav rebelohet kundër padronit të vet, situata që paraqitet është ajo e një njeriu përballë një tjetri. Rebelimet e skllevërve, kryengritjet fshatare, shpërthimet e lëmoshskërkuesve, revoltat rurale, të gjitha parashtrojnë konceptim e një parimi, atë të barazisë, një jetë për një tjetër, që kësaj të majte i ka mbetur sot vetëm në program elektoral, e në fushatatat zgjedhore.

Rebelimi i Spartakut, i cili morri jetë në momentin kur botës antike po i vinte fundi, disa dekada para epokës së krishtërimit është një ilustrim aktual i këtij argumenti. Duke filluar me shtatëdhjetë burra, ky rebelim përfundoi me shtatëdhjetëmijë kryengritës, të cilët shpartalluan legjionet më të lavdishme Romake, dhe përparuan gjatë gjithë Italisë.

Është fjala pra që mungonte ky lloj Spartaku, e jo Spartak Ngjela, që me shkrimet e përditshme, po shkatëron shume, shume, vetëm kompjuterin e tij, apo Spartak Braho që më se shumti me drejtimin e Komisionit të Sigurisë shkatëroi shëndetin e vet dhe rëndom edhe të publikut që ankohet për më shumë rend e qetësi.
Ky Spartak mungonte. Krasi ishte.

Share: