Mbështjellën pesimiste e bëra copë e çikë në atë ditë me shtëllungë resh në gri.
Megjithëse brenda trupit akoma ndihej fuqitë të shterojnë.
Herë më vjen një forcë shpirti,
Si gjaku yt, brenda meje të vlojë.
Në gjoksin tim si në një harp ndihet zëri yt melodioz.
Buzët e tua të kuqe palosen mbi të miat ngjiten.
Bëhen petale trëndafili, shiu i bekon.
Mbi lëkurë vijnë ca rreze dielli,
Ndihej mollëzat e tua trupin të më përshkojnë.
Rehatohem, rënë çmendurisë së Bukowskit!
Betejës me ethet nuk ja gjeta dot fundin, vërshojnë thellë e më thellë si një mot i ftohtë.
Debulesa shpërthen retinës së çngjyrosur të syrit, brishtëzuar imunitet.
Më thanë se ti linde nga valë e detit, me jod plagët mjekon.
Bekim i ardhur prej perëndive, brigjeve të tua tashmë lundroj.
Sipas Gi De Mopasan të përshkruaj Zonja e bukur!
Zonja e veçantë!
Apo,..
Shpresa ime e kaltër!
Brixhilda Dede