Nga Irena Beqiraj
Bilanci fiskal I qeverisë tregon se nëntëmujori u mbyll me një sufiçit prej gati 700 milionë eurosh, ku sipas të dhënave, zëri që nuk ka ecur sipas parashikimeve janë investimet , Deri në Shtator , qeveria ka ekzekutuar mesatarisht 50 milionë euro në muaj investime . Ky ritëm e bën të pamundur ekzekutimin e 700 milionë eurove në 3 muaj .
Ndaj me shumë gjasa qeveria po përgatit aktin normativ nr 4 ku do të vendosë që lekët që nuk ishte e aftë ti investonte të shpërndahen tek pensionistët. SufiçitI1 prej 700 milionë tregon se bonusi i vitit të ri të pensionistëve mund të ketë brenda “gjelin bakllavanë edhe ndonjë frut”.
Disa pensionistë mund të kënaqen sepse nuk do te kenë nevojë që dikush tjetër të mendojë për festën e tyre modeste të fundvitit. Sikurse lypsi lumturohet kur në kroskotin e makinës së bamirësit u gjenden rastësisht 200 lekë në vend të 50 .
Por ngadoqë ta kthesh e ta rrotullosh e sido që të përpiqesh ta justifikosh, bonusi i pensionistëve edhe niveli i tij nuk është politike e aq më pak ajo që kanë nevojë persionistët për pasur një jetë minimale por të denjë .
E para, sepse bonusi nuk ofron mbështetje të vazhdueshme e cila pensionistit i duhet në cdo muaj të vitit , mbështetje e cila arrihet vetëm me rritje të pensioneve mujore. E dyta, niveli i bonusit varet gjithmonë nga çfarë ka mbetur në arkën e qeverisë edhe jo nga përgjegjesia që ne si shoqeri përmes politikave të qeverisë duhet marrin ndaj moshës së tretë.
E treta, deklaratat e qeverisë ku nëndeklarimi i pagave paraqitet si faktori kryesor i mos rritjes së pensioneve , tregojnë se qeveria nuk ka vendosur ta trajtojë me seriozitet këtë çështje.
Dy argumente të thjeshta rrëzojnë pretendimet e qeverisë . Argumenti i parë, nga 650 mijë të punësuar me pagë , 183 mijë i përkasin sektorit publik, ku deklarimi I pagës bëhet i plotë. Edhe sikur të supozonim se për gjithë 467 mijë punonjësit e sektorit privat pagat nëndeklarohen, është e pamundur që mungesa në sigurimet shoqërore prej 500 milionë euro, te mbulohet sic pretendon qeveria. 500 milionë euro do te mund te siguroheshin nëse për cdonjërin nga 467 mijë të punësuar nëndeklarimi I pagës do të ishte 330 euro në muaj . Thjesht e pamundur!
Një argument të dytë na I ofron eksperienca . Edhe pse paga mesatare e deklaruar është rritur pensioni mesatar nuk është rritur.( Grafiku i Monitor).
Kjo tregon se nëndeklarimi edhe pse mund të ekzistojë mbetet një shkaktar shumë periferik për problemet e skemës së pensioneve . Problemet e kanë bazën në strukturës e tregut të punës edhe strukturës tonë ekonomike .
E pra deri sa kemi një qeveri që fshihet pas gishtit , edhe nuk adreson shkaqet e vërteta të problemeve , prindërit tanë janë te dënuar të trajtohen vetëm me lëmoshë .