Home KRYESORE Livadhi i thuprave! Nga Gladiola Busulla

Livadhi i thuprave! Nga Gladiola Busulla

Livadhi i thuprave
Dielli shkëlqen mbi livadhin e thuprave.
Errësira kaplon shpirtin im!
Në rrugët ku zogjtë cicërijnë,
heshtja frikësohet.
Ulem të kundroj natyrën.
Aq mbresëlënëse,
sa frymën më mpak!
Po ëndrra ku mbeti?!
Mijëra kilometra larg…
Një ndjenjë që më,
s’ mund ta gjej.
Dritës i shmangem…
Pas xhamit mbështetur.
Duke parë gjelbërimin,
lutem…
të përqafoj ëndrrën.
Si një premtim shërues
në livadhin e thuprës.

Share: