Home KRYESORE A do t’i zërë ‘lapsi’ pashallarët qe ne vend te cerdheve ben...

A do t’i zërë ‘lapsi’ pashallarët qe ne vend te cerdheve ben vila?

Nga Flutura Acka

A thua këta që ndërtuan vetëm vila dhe pashallëqe për veten e tyre, që nuk ndërtuan një çerdhe, një kopësht, një metër prokurori të re apo gjykatë të re, një klinikë mjekësore, një spital, një shkollë, një bibliotekë, që i kthyen fushat e sportit në fjetore, kinematë në hotele për bizneset e tyre, banjot publiie në karburante për fitimet e tyre, parqet ne shumekatëshe të miqve të tyre, bregun në fjetore depresive, të lëshojnë vilat dhe pashallëqet që nuk ia justifikojnë rrogat që të sekuestrohen për t’u kthyer në mjedise që ata nuk menduan kurrë se duheshin bërë, sikurse privigjegjet e tyre, shpesh ligjore?

E drejta e do qe Po, por “Po”-ja ne shqipen politike, lexohet “PJo”. A thua t’ia kenë futur vetes me këtë reformën? Mbase, ndryshe nuk kishin pse vërtiteshin kaq shumë ngrohu-ftohu. Po sigurisht, ata që po e bëjnë gropë gjoksin e fitores ‘historike’, ia kanë gjetur vendin parave. Se pse iluzionin, kam drojë ta shpall si të vërtetë.

Do Zoti ka shkruar dhe pak drejtësi për këtë komb të gjymtuar 50 vjet dhe të përtallur edhe 25 vjet të tjerë!

Share: