Lojtari shqiptar Servet Kullolli vazhdon të korrë suksese në skuadrën e tij në Arezzo të Italisë, në rajonin e Toskanës. Të dielën e shkuar, Kullolli shënoi dy gola duke i siguruar kështu fitoren skuadrës së tij. Lojtari shqiptar, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave italiane. Ja si shprehet menaxheri i lojtarit në fjalë Servet Kullolli: Kam nje objektiv në skuadrën e Arezzo-s; si menaxher i futbollistit Servet Kullollit dëshiroj ta ndimoj, sepse dua që ai të arrijë dhe të luajë në kategorinë A. Kullolli ka shumë aftësi loje dhe kualitet dhe unë kam shumë besim në lojën e tij. Para dy vitesh, Kullolli shënoi 23 gola në kategorinë D e, gjithmonë me skuadrën e Arezzo- s duke ia arritur në kategorinë e parë, shënoi pikërisht 23 gola.
Me krenari themi, se Kullolli mori një telefonatë nga Kombëtarja Shqiptare, ndaj në muajin nëntor të këtij viti do të luajë në ndeshjen: Shqipëri – Çeki.
Deri tani, në historinë e futbollit, nuk ka qenë asnjë lojtar shqiptar që loz me kombëtaren shqiptare, teksa njëkohësisht, Kullolli luan edhe në kampionatin e serisë C. Dëshiroj të më besoni dhe ta ngulisni në mendje, emrin e futbollistit Servet Kullolli, sepse do e shohim gjithnjë e më lart në ngjitjen e majave të sukseseve të tij.
Në Itali, janë disa skuadra italiane të cilat e kërkojnë si lojtar në skuadrat e tyre, por në dhjetor të këtij viti, ka mundësi që futbollisti në fjalë të shkojë në Pisa, në kategorinë B.
Tranieri i skuadrës Z. Inzaghi dëshiron që ta ketë në skuadrën e tij, por këtë do t’ia lëmë kohës dhe rezultateve se si do të përparojë Servet Kullolli në Arezzo, deri në muajin dhjetor.
Shqipëria deri tani ka si sulmus nën vëzhgim, lojtarët: Broja, Asani, Uzuni por me sa shohim, në Itali po lind edhe një tjetër talent dhe ky është pikërisht futbollisti i talentuar Servet Kullolli, me origjinë nga qyeteti i Elbasanit, lindur në vitin 2001. Hapat e para të futbollit, Serveti i ka hedhur në qytetin e vendlindjes dhe që në moshë të vogël, ka spikatur me talentin dhe teknikën e tij të veçantë në lojën me top.
Në moshën 14 – vjeçare, Kullolli u zhvendos në Itali dhe aty vazhdoi të stërvitej pa u ndalur e me shumë sakrifica që të arrinte sa më lart.
Si fillim, Kullolli ka luajtur me skuadrën e Viciomaggo- s (Itali), ndërsa aktualisht (siç e përmendëm edhe më sipër), luan me skuadrën e Arezzo-s në serinë C. I urojmë futbollistit të ri shqiptar suksese dhe arritje të mëtejshme në karrierën e tij si futbollist i talentuar.
Përgatiti: Angela Kosta – Itali