Presidencialet në SHBA nuk janë vetëm të Amerikës, kështu shprehet gazetari Artur Nura në maratonën zgjedhore në ABC News.
Nura thotë se Evropa sheh me shqetësim zgjedhjet në SHBA, ndërsa një mesazh politik erdhi edhe nga Kina.
“Pandemia ishte ajo që i dha goditjen kryesore Trump. Presidenti kinez jo rastësisht ka vizituar parashutistët, është një mesazh politik ky për shkak të Tajvani.
Po shkohet drejt projeksionit të një bipolarizmi në botë, SHBA është vendi që komandon, ndryshimi i pushteti ka sjellë shqetësime në mbarë globin. Ndaj themi që zgjedhjet nuk janë vetëm amerikane. Në Evropë shihet me shqetësim cfarë po ndodh. “ u shpreh Nura.
“NATO është financuar kryesisht nga SHBA por edhe komanduar prej saj, rasti I Kosovës është domethënës. Besoj që Trump, nuk kupton gjënë më të rëndësishme dhe kjo mund të cedojë në rolin e dobësuar të perëndimit, NATO nuk është thjesht një ushtri. Ne sot jemi të garantuar, sepse garanton NATO, një gjë e tillë ende nuk po ndodh në Kosovë.” vijoi Nura./Abc News