Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Recep Tayipp Erdogan dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Budapest.
Rama është takuar gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, presidentin serb Aleksandar Vuçiç, presidentin e Parlamentit Evropian, Roberto Mecola dhe kryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Christian Mickoski.
Ai ndodhet sot në Budapest të Hungarisë për të marrë pjesë në takimin e pestë të Komunitetit politik Europian, së bashku me 47 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjithë Europa.
Liderët pjesëmarrës do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa, në seancën plenare, e cila do të pasohet nga katër sesione kryesore mbi temat e migracionit dhe sigurisë ekonomike. Sesioni për migracionin do të përfshijë të gjitha aspektet e migracionit, ndërsa ai për sigurinë ekonomike do të diskutojë edhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT-së dhe gjithashtu tregtisë globale.
Top Channel