POSTIMI I
E vërteta për Nolin nuk është një provokim me tituj, aq më pak çudibërës, dalë rrethanash të mundësive më shumë se 100 vjeçare për përgjigje. Çudija është, por ajo i takon tjetër fakti: brenda mundësive po ashtu më shumë se 100 vjeçare, pyetja ende e pabërë vazhdon të sfidohet nga e vërteta hartuese; retorika. Brenda mundësive mëse mijëravjeçare të të folurit, shqip, nga ana tjetër, tejkalon çdo arsye të grupuar të gjuhëve sipas kombit.
E vërteta me cilën jetoi me çudi edhe përmbi cakut të vdekjes dhe shkroi për shqiptarët Fan Noli, tejçuar sot edhe me kufij të papërfytyrueshëm në kohën e shkrimit të tij si ato të rrjeteve sociale, ka ngritur edhe pa zhvillimet numerike pandehma kuptimi tej atyre pa çudi, pa mbërritur dot gjithësesi në një proces të vijueshëm pyetje-përgjigje, specifikisht të domosdoshëm edhe në kushtet e gjallimit shqip të ndodhive dhe letrave.
Në fakt, Fan Noli, e ka filluar vetë pandehmën duke i shkuar pas një kodi shkrimi dhe kuptimi të botës si prift, gazetar, shkrimtar, politikan, kritik letrar, diplomat, historian, përkthyes, madje dhe si muzikant.
Të gjitha këto janë shfaqur për së jashtmi nën kuptimin gati organik që një prift është orator, një gazetar është orator, një politikan po ashtu. Ky produkt – jetësor e autorial- përmban vetë i pari të vërtetën siç ka ndodhur, me shanse për t’u pyetur e përgjigjur nga retorika. Por vepra e natyra e kuptimit, të njehsuara sipas pandehmës, nuk kanë mundur të shmangin deri tani kritikën e hamendësuar që numëron si përfundime të vetat përshkrimin e thjeshtuar të mbresave nga vepra e tjetrit, si për të vënë përfundimisht në dyshim vlerat reale të saj. Noli nuk ngre as në vështrimin më të sipërfaqshëm nevojën për çmim paraprak pozitiv, e publicistika, si cilësi antologjike e tij, do të duhej madje t’u hiqte ‘detyrimin’ studiuesve të gjejnë patjetër arsye për prurjet afirmative të tij në kulturën e një publiku, që padyshim ai i ka.
Edhe më padyshim, të pandyerit e Nolit nuk ka patur thjeshtë e vetëm arsyet organike të krijimit të tij, por dhe ato të imponuara të shqipes e Shqipërisë. Këto të fundit si arsye krijimi, me specifikën e tyre e kapërcenin gati cilësisht atë kushtëzim që retorika ia njeh natyrshëm pikërisht krijimit. Vendi i origjinës së Nolit dhe jo thjeshtë ai i vendlindjes, pandehej se ekzistonte madje dhe pandehmën e vetme e bënin të ndihej vetëm publicistët e veprimtarët, e mes tyre dukshmërisht Noli….
Vazhdon në POSTIMIN II