Home KRYESORE Drithërimë… Nga Irena Dragoti

Drithërimë… Nga Irena Dragoti

Po mardh…
Më futin erë plasaritjet e mallit,
lotoj shikimin që tërheq zvarrë,
degëthyerjet e kujtimeve;
Oshëtijnë buzëdridhjet mbi parvaze
Lagjja doli në rrugë, mbajtur në bastun poroz;
Dikush telefonoi për ndihmë;
Unë qava…
Si nuk më lënë këta njerëz të duroj,
të mpihem nga dridhjet,
derisa të arrij horizontin
ku deti tret diellin nën dallgë
… nuk bën ftohtë atje
retë i djeg rrufeja dhe zërin
nuk e merr dot era..
Mund të rënkoj sa të dua..
Të gjithë janë të dehur lumturie
më shohin si rrobat e reja të mbretit
Sa liri të plotë ka dhembja atje….

Share: