Home Gjeo-Ekonomia Jorida Tabaku: Qeveria shqiptare përjashton pakicën me incentiva fiskale, në kundërshtim me...

Jorida Tabaku: Qeveria shqiptare përjashton pakicën me incentiva fiskale, në kundërshtim me praktikat e BE-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Komisionin e Çështjeve Europiane, ngriti shqetësimin se qeveria shqiptare ndjek politika fiskale që bien në kundërshtim me praktikat dhe standardet e Bashkimit Europian. Ajo theksoi se, ndryshe nga BE-ja që synon të mbështesë shumicën përmes incentivave fiskale, qeveria shqiptare zgjedh të përjashtojë një pakicë të vogël, duke lënë pas dore shumicën dërrmuese të popullsisë dhe bizneseve të vogla e të mesme.

Tabaku kritikoi faktin që sektori i bujqësisë, një nga më të rëndësishmit për ekonominë shqiptare, nuk trajtohet me incentiva fiskale gjithëpërfshirëse. Ajo propozoi një rregullim të skemës së kompensimit për agro-përpunuesit, që do të ndikonte drejtpërdrejt te fermerët dhe ekonomitë rurale.

Për më tepër, deputetja shprehu shqetësimin se qeveria përdor legjislacionin e BE-së në mënyrë selektive, duke përfshirë incentiva aty ku preken pakicat dhe duke përjashtuar shumicën e popullsisë nga përfitimet e politikave të përafruara. “Kjo qasje jo vetëm që bie në kundërshtim me standardet e BE-së, por edhe dëmton procesin e integrimit europian të Shqipërisë,” u shpreh Tabaku.

Në fund, ajo apeloi për një strategji të qartë dhe gjithëpërfshirëse për përafrimin e legjislacionit fiskal me atë të Bashkimit Europian, duke përfshirë edhe ndryshimet e nevojshme në politikat e TVSH-së për të mbështetur shumicën e qytetarëve dhe bizneset e vogla e të mesme.

Fjala e plotë:

Znj zëvendës ministre kemi diksutuar në dy raste buxhetin me kryenegociatoren dhe ministrin për rritje të personelit dhe shqetësimi I këtij komisioni, mbi të gjitha I imi, është që ky buxhet në rritje të mos përdoret vetëm për rritjen e stafit të ambasadave por edhe për procesin e integrimit që është sot në fazën e negociatave dhe çeljes së grupkapitujve. Dëgjuam dhe mësuam që do të happen disa amabsada të reja sin ë Indi dhe disa vende të tjera por shqetësimi ynë është rritja e kapacitetit të misionit në Bruksel gjithashtu kam një shqetësim të përgjithshëm që lidhet me dy element.

Së pari, pozicioni negociues që është miratuar në kuvend dhe që është larg projektbuxhetit dhe që nuk ka asnjë pikëlidhje me buxhetin. E parë në pikëpamjen e kostimit të aktivitete të pozicionit negociues është e panevojshme që ne për element që lidhen jo vetëm me procesin zgjedhor por dhe me element të tjerë të përafrimit të përdorin fondin rezervë. Duhet patjetër që pozicioni negociues, plani rritjes, reforma e agjendës ekonomike të ishin të integruar në vitin e parë të zbatimit të tyre vitin e parë me projektbuxhetin dhe unë nuk e shoh këtë dhe së dyti kam ngritur shqetësim dhe me kryenegociatoren në lidhje me agjendën e reformës ekonomike që duhet të ndahet me parlamentin. Pasi kjo agjendë ka një listë ndryshimesh ligjore, dmth një legjislaion komplet tjetër, që ne duhet ta përgatisim. Agjenda e reformave ekonomike duhet të nisë të llogarisë se sa gati është biznesi shqiptar për procesin e integrimit. A ka një diskutim të përgjithshëm për Business Radiness, pra gatishmërinë e biznesit për të përballuar ndryshimet dhe tregun e përbahskët të bashkimit Europian? Ky është një diskutim që do të nisim ne sot. Çfarë do bëj qeveria shqiptare për këtë? Nuk e shoh këtë shqetësim të reflektuar në asnjë dokument që ka ardhur në këtë komision që të ketë lidhje më këto shqetësime. Grupet e interesit, shoqatat e biznesit duhet të fillojnë që të llogasrisin kostto e tyre në lidhje me vështirësitë që do hasen në procesin e integrimit.

Javës tjetër ne kemi në komision një ligj në lidhje me GDPR-në, që e kam kërkaur me ngulm të kalojë për të mbrojtur të drejtat e qyterarëve por ky ligj vjen me një faturë 10 mln euro për biznesin. Çfarë masash po merr qeveria shqitpare që të nisë një diskutim kombëtar për procesin e integrimit dhe buxheti duhet të ishte momenti i parë që ne t’i bënim këto diskutime. Elementi dytë lidhet me paketën fiskale. Kësaj radhe qeveria e kishte ndarë mendjen mos t ëkishte një paketë fiskale dhe kështu ata vendosën që të gjitha të nisin nga qershori vitit 2025 sipas prezantimit të bërë nga qeveria. Ndër të tjera kam lexuar dhe komenet e grupeve të interesit por gjithashtu në këtë komision dua të ngre disa çështje që lidhen me procesin e integrimit; kam bërë një analizë të gjithë përjashtimeve që ka komisioni për TVSH-në por dhe të gjithë përjashtimeve që ka legjislacioni fiskal në përgjithësi. Ne kemi përjashtime në sektorë që BE nuk i lejon, psh furnizimi me karburant të jahteve, po ashtu kemi përjashtim në sektor me dy nivele apo në sektorë që nxisin investime, konsumin dhe ne kemi nxitës në investime që i referohen 5% të bizneseve ndërsa 90% të tjerë që janë të vegjël apo të mesëm nuk nxiten. A ak ministria një plan apo agjendë për përafrimin e legjislacionit fiskal me ato të vendeve të bashkimit Europian?

Elementi i tretë lidhet me legjislacionin e TVSH për agro përpunuesit. Dhe ne kemi propozimin e z. Duka për përjashtimin e TVSH për agropërpunuesit dhe për të rregulluar skemën e kompensimit në fshat dhe mos ta quajmë subvencionim por ta qujmë rregullim të skemës së kompnesimit. Cilat janë masat që po merr qeveria që prekin një masë të gjerë të popullsisë? Fatkeqësisht ne shohim që qeveria shqiptare zgjedh që legjislacionin e BE ta ketë selektiv dhe të përjashtojë aty ku është pakica dhe të përfshijë aty ku është shumica. Dhe analiza më tregon që bujqësia dhe diferencimi fiskal në këtë sektor është më i rëndësishmi si diferencim në politikat fiskale. Ashtu siç përdor tek diferencimi shportës sepse përdor një masë e madhe e popullssië ndërsa ju keni zgjedhur të kundërtën dhe ky është shqetësim i grupeve të itneresit. Prandaj a ekmi ne sot një qeveri që ka gati një agjendë fiskale në përafrim me atë të Bashkimit Europian? Duke përfshirë dhe TVSH?

360grade.al

Share: