Hëna e plotë e ngrirë dimërore
Koha nuk i nënshkruan stinët.
Dikur ju kisha dhuruar atyre buzëqeshjet e mia
Doja kaq shumë te ngrohesha prej tyre,
por ato ishin të ngrira.
Buzëqeshjet e ngrira, ti ngrijnë dhe ëndrrat.
Çdo yll është një ëndërr
dhe çdo ëndërr dëshirë
Lutjet dhe dëshirat janë prekje për zemrat.
Ndoshta ëndrrat nuk ngrijnë
Por për të shkrirë
Shkrihen !