Home KRYESORE NJË TAKIM, NJË PËLQIM

NJË TAKIM, NJË PËLQIM

Nga Kumrie Avdyl Shala

Sa herë të dëftova — s’më besoje,
Fjalët e mia s’janë lojë, as shigjeta pas shpine,
Është zemra që rreh në mes të stuhisë,
Janë hapat e mi mes zjarrit dhe tymit,
Kur plagët i fshihja mes brigjeve pa fund.

Qava etjen për dashuri,
Ta fala ngutjen, fjalët që më dhembnin,
Lotët rrodhën — dhe ti, prapë s’më dëgjove.
As s’mallkova, as s’shava,
Edhe kur më gjykoje rëndë, pa e njohur çellimin.
Por gënjeshtrën… atë s’e fala.

Heshta, edhe atëherë kur dhimbja më trokiste çdo natë,
Pa ia pas borxh askujt,
e veten time në heshtje mallkoja,
Si ujkonjë bërtita më shpirt,
Kur ti ktheheshe tek ata që ta thyen besën.
Të prenë rrugën — dhe ti nuk i dije dredhitë,
Nuk i pikasje më sytë që të mashtronin.

Në shi të dendur të prita, erdha ne qytet u sorollata
Por s’deshe t’më takoje,
U pikase në një dashurie të rreme,
Që të verbonte saherë nata mbulonte tokën.

E unë…
Në errësirë pashë sytë e tu — xixëllonja të vetme,
E ti besove verbërisht
Në një takim të vetëm…
Në një pëlqim pa kuptim,
E shtrejta ime, jetë!