Home KRYESORE Rruga e Kombit qe u be me projekt e grek e koncesion...

Rruga e Kombit qe u be me projekt e grek e koncesion turk!

Nga Aulon Kalaja

Pas protestes qe organizuam sot, perpara Ministrise se Transportit kunder takses 10€ ne “Rrugen e Kombit”, na erdhi nje ftese nga ana e Ministrit, zotit Edmond Haxhinasto, te cilen e pranuam.
Ministri, se bashku me Shefin e Kabinetit, na informoi mbi hapat qe po mer qeveria, nderkohe nga ana tjeter ne e kundershtuam taksen.
Une nder te tjera i shpreha Ministrit keto shqetesime:
Kjo eshte nje takse antikombetare, e vendosur per te na larguar dhe jo per te na bashkuar me Kosoven.

Familjet shqiptare nuk mund ta paguajne kete takse. Kuksianet dhe tropojanet ndjehen te izoluar. Nje familje me te ardhura minimale do ta mare malli per te shkuar ne Kosove. Pse po vendoset nje takse e tille pikerisht ne muajt e fundit te mandatit te kesaj qeverie dhe pse pikerisht ne muajin korrik, ku nuk ka levizje dhe ndjeshmeri qytetare?

Duhet t’a dini zoti Minister Haxhinasto se ju do te perballeni me zemeraten e popullit, te cilet ne mos revokimin e ketij vendimi do te kalojne deri ne mosbindje dhe bllokimin e “Rruges se Kombit”. Ky eshte nje vendim i turpshem dhe une jam kunder.

Nuk dua te flas per procesin jo-transparent, koncesionin 30-vjecar per kompanine e dyshimte turke, cmimin e larte te takses 10€ ne krahasim me te ardhurat per fryme dhe vendet e tjera te rajonit, studimin e projektit nga nje firme greke. Kryeministri Rama po shkel vijen e kuqe.

Imagjinoni greket kane bere projektin, turqit e kane mare me koncension per 30- vjet, ndersa shqiptaret do te paguajne.

Share: