Urdhëri ka qenë i qartë. Të sulmohen të gjithë. Ilir Meta të ruhet për në fund.
Të goditen, të shkatërrohen, o sot o kurrë! Dhe portalet nuk kanë pushim as në Gusht.
Sulmohet vajza e Kryeprokurorit! Sepse ai Adriatik Llalla, si informojnë prokurorët spiunë në Prokurori të Përgjithshme.
Po plotëson të paktën 2 dosje përvëluese, për 2 ministra të Qeverisë aktuale.
Të sulmohet Rexhep Meidani!
Po si?
Godisni të birin! Se Prof. Rexhepi po na bën ndonjë gjëmë!
Dhe qarkullojnë të furnizuara me cash të freskët portalet… është festë për ta, ky panik i kryeministrit!
Dhe deputetët apo bashkiakët parelinj derdhen duke mbështjellë me gazeta, paratë e shpifjeve.
Dhe goditen fëmijët për faje që nuk kanë, që tu dhembë baballarëve, të zverdhen dhe të tkurren dhe të nënshtrohen më pas!
Në çfarë vendi të bukur dhe të Rilindur jetojmë! /360gradë.al/syri.net