Home KRYESORE Fasada e stadiumi/ Rama: do t’i kthejmë gurët aty ku ishin! Si...

Fasada e stadiumi/ Rama: do t’i kthejmë gurët aty ku ishin! Si mund te behen!?

Vazhdojnë debatet për fasadën e stadiumit “Qemal Stafa”. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sërish se heqja e gurëve është e përkohshme, për t’u rivendosur më pas në zemër të stadiumit të ri.

Kreu i qeverisë tha se njësoj si në rastin e fasadës së stadiumit, gjysmë shekulli më parë u veprua edhe me tempullin e famshëm Abu Simbel mbi lumin Nil në Egjipt.

“Pse?! Sepse mu aty qeveria vendosi të ndërtonte një digë gjigande mbi lumin e famshëm! Tempulli u pre në blloqe dhe u rindërtua 100% siç ishte, por mbi një kodër tjetër. Ky operacion “fantastiko-shkencor” njihet si fillimi i një revolucioni që zgjeroi këndvështrimin për si shpëtohet dhe ruhet trashëgimia kulturore, pa penguar zhvillimin e projekteve të reja që kërkon koha.”

Por, Partia Demokratike thotë se Kryeministri Rama e shkatërroi fasadën e stadiumit, që është monument kulture për interesat e tij klienteliste.

“Me ketë gjest ai ka shkelur Kartën Shqiptare të Restaurimeve. Në nenin 5 për ndërhyrjet e ndaluara, në nenin 7 për masat paraprake të ndërhyrjes dhe në shtojcën b për mënyrën e ndërhyrjes. Aty është punuar me fadroma ndërkohë që duhej punë e pastër me çekiç e me rregulla të qarta për të ruajtur vlerat e monumentit. Ka shkatërruar një monument kulture në mënyrë brutale të ngjashme me mënyrën sesi ISIS shkatërroi Palmirën. çdo ndërhyrje duhet që paraprakisht të jetë e motivuar dhe e preventivuar me shkrim.”

Por më herët Kryeministri Rama ka sqaruar se të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm, ku në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e të dizenjuara në projektin origjinal./TV Klan

Share: