ABC News disponon të trija letrat qe Sokrat Shani shkroi para se të vetëvritej. Ne njërën prej tyre, e cila transmetohet për herë të parë, ai tregon për dashurinë e tij ndaj Jonida Canakut, vajzës së cilës i mori jetën.
“Vendosa të iknim nga kjo jetë të dy bashkë”. Sokrat Shani kishte firmosur më parë vdekjen e partneres dhe të vetes. Pasi vrau të dashurën e tij Jonida Çanakun, do të vetëvritej.
Këtë e tregon qarte në njërën nga tri letrat që ABC News disponon. Një ditë parë se të qëllonte veten me plumb në kokë, në dt. 14, që korrespondon me momentin e mbytjes së 29 vjeçares në Golem, Sokrat Shani shkruan.
“Vendimin e mora sot më 14. 08 2016.
Për Jonidën që e desha edhe në varr.
Vendosa të iknim nga kjo jetë të dy bashkë. Jeta është e bukur dhe aq e vështirë.
Të gjithë skenën e krimit e kam kryer une në gjendje të rëndë psikologjike dhe depresioni.
Sokrat . V Shani.
14. 08.2016 .”
Në letrën e dytë, biznesmeni 65 vjeçar kujdeset, të tregojë ku ndodhej trupi i pajetë i Jonida Çanakut. Shënon adresën në pallatin e motrës së tij në Golem.
Kurse mbylljen ai e bën në letrën e tretë. Aty shënon adresën e shtëpisë dhe sipër saj vendos çelësat e banesës së motrës. Shani ishte kujdesur deri në detaj para se të vetëvritej. Tri letrat tregojnë këmbënguljen e tij që kufoma të gjendej nga policia. Çifti kishte lidhje prej më shumë se tre vjetësh, dhe burri kishte vendosur të martohej me vajzën 29 vjeçare, e cila duket se nuk ka qenë dakord./Opinion.al