Home KRYESORE Sot hyjnë në fuqi supergjobat për rripin e sigurimit e fëmijët. Ja...

Sot hyjnë në fuqi supergjobat për rripin e sigurimit e fëmijët. Ja sa paguani

Police te Qarkullimit Rrugor

Duke nisur nga mëngjesi i sotëm hyjnë në fuqi gjobat e reja për drejtuesit e automjeteve.

Mungesa e rripit të sigurimit do të jetë një nga gjobat që do të rritet, ndërsa gjobë do të vendoset edhe për vendosjen e fëmijëve në sediljen e parë.

Vlerat e gjobave shkojnë nga 50 mijë lekë të vjetra deri në 150 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që do të shoqërohet edhe me tërheqjen e lejes së drejtimit kur drejtuesi i automjetit, është përgjegjës për një fëmijë nën 12 vjeç, i cili mbahet në sediljen e parë pa mjetet e fiksimit, ose për pasagjerët mbrapa.

Kodi rrugor i ndryshuar parashikon që për mos zbatim të nenit 170, masa administrative varijon nga 5.000 deri në 15.000 lekë , si dhe masa plotësuese pezullim i Lejes së Drejtimit nga 6 muaj deri në një vit për mungesë të pajisjes fiksuese kur është duke transportuar fëmijë nën moshën 12 vjeç.

Share: