Home KRYESORE Shperthen Egla Bardhi: Ky sistem shendetesor vret cdo dite me dashje!

Shperthen Egla Bardhi: Ky sistem shendetesor vret cdo dite me dashje!

Nga Egla Bardhi

Prej dy ditesh kam degjuar dhe lexuar pa fund komente ne lidhje me vdekjen tragjike te nje nene se bashku me foshnjen e saj ne bark. Kam mbajt qendrim krejt te ftohte dhe pa emocion per te mos folur para kohe.

Kjo jo se une nuk jam prekur nga kjo histori, sepse edhe une njeri jam, prej mishi dhe gjaku.

Une jam rritur ne kete sistem te degraduar shendetesor, prej 12 vitesh shkruaj per te. Me lejoni tu them nje te vertete akoma me te trishte. Ky sistem shendetesor vret cdo dite njerez, nena, femije, burra dhe i vret me dashje. Po, po me dashje i vret.

A e dini ju se femijet me semundje te renda ne pediatri perballen me mungesa te barnave qe i mbajne ne jete, a e dini ju se shume nena me kancer nuk marrin mjekimin sipas protokolleve mjeksore sepse u mungon mjekimi per kimioterapi, a e dini ju se shume aparatura jane te kohes se xhaxhi Enverit dhe jane jashte funksionit, a e dini ju paciente jane infektuar me virusin HIV/AIDS dhe hepatit C nga gjaku i pakontrolluar dhe plot probleme te tjera qe Ministria dhe drejtorite e spitaleve i mbajne te fshehta.

A e dini ju se sektori i shendetesise eshte me i KORRUPTUARI, te semureve u thithet gjaku me pambuk. Ministri Beqaj ka thene plot 300 milion euro koncesione dhe askush nuk po ia sheh hajrin vetem oborri me te cilet i ndajne.

Kur dolem ne proteste per femijet me luecemi se kishin plot 3 muaj pa mjekim dhe cdo dite ndonjeri prej tyre largohej nga jeta vetem prinderit dhe ata femije kishim ne krah, ju benit sehir.

Po ty populli mire te behet vuaj aty dhe lut Zotin te mos bjere halli nga spitalet se me indiferencen qe ke ndaj hallit tend, pak e ke.

Po e mbyll komentin tim duke e theksuar se ky sistem shendetesor vret cdo dite pacientet me dashje, kundra ligjeve, te Drejtes Kushtetuese dhe te Drejtave te Pacienteve.

Lutuni qe te mos jeni viktime e ketij sistemi o popull se gje tjeter nuk ke ditur te besh kurre.

Share: