Heshtja e Parë lidhet me mënyrën se si u bënë zgjedhjet në Peshkopi dhe Dibër, për të cilat, një “disident” parimor, do të kishte shumë për të thënë dhe shumë për të komentuar.
Heshtje e Dytë, lidhet përsëri me Çështjen e heqjes së mandatit të tij nga Kushtetuesja, gjykatë e cila pak ditë më parë veproi krejt ndryshë ndaj një deputeti tjetër socialist, akuzuar për konflikt interesi. Konflikte interesi të ngjashme me ato të Koços. Koço heshti edhe në këtë rast flagrant. Ashtu si edhe heshti kur nga stafi mediatik i Ramës, u derdhën drejt tij ofendime të rënda dhe të drejtëpërdrejta, nga Bledi Mane apo edhe nga Edi Rama njëkohësisht,
Heshtja e Tretë. Në Ishëm u rrëzua një aeroplan droge dhe u zbulua një mini aeroport drogmenësh gjithashtu. Asnjë fjalë nga “disidenti” dhe parimori Kokëdhima… Në planin politik dhe në optikën e shqetësimit se në çfarë rruge po rrëshqet partia e tij Socialiste. Kokëdhima, është tani tërheur krejtësisht në jetën e vet private, pas “përplasjes” më të fundit në konferencën e Vlorës.
Ndonëse në pamje të jashtme ai e mban ende publikisht, pozicionin e të “lënduarit” apo të të “prekurit” nga ana e kryeministrit, ish vëllai i tij më i vogël dhe një pothuajse krijesë e tij politike, duket se Kokëdhima është kyçur në Qeparo. Është ky një prag kompromisi, apo përveç verës së mirëzgjedhur të miqve, i kanë mbrritur nga kanale të tjera edhe kërcënime konkrete?/360grade.al