Home KRYESORE Portali italian, Eastjournal: Kanali i Otrantos është kthyer në autostradën e drogës

Portali italian, Eastjournal: Kanali i Otrantos është kthyer në autostradën e drogës

Eastjournal: Edhe pse s’ka Lazarat, kultivimi kanabisit s’është ndalur

Tashmë nuk ka asnjë dyshim as në mediat e vendit fqinj, Itali, që “Kanali i Otrantos është kthyer në autostradën e drogës”. Pas një sërë artikujsh nga “Corriere della Sera” dhe “La Republica”, të cilët morën spunto nga rrëzimi i avionit të modelit “Piper” në Ishëm të Durrësit mëngjesin e së enjtes, tashmë është faqja italiane e lajmeve “Eastjournal”, e cila në një shkrim të sajin trajton fenomenin e kultivimit të marijuanës në zonat rurale të Shqipërisë. “Eastjournal”, shkruan se Kanali i Otrantos përdoret nga trafikantet që transportojnë drogë me skafe por edhe nga ata që trafikojnë drogë me avionë për të dërguar lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.

Më tej trajtohet ulja misterioze e avionit “Piper PA-32” në Ishëm që dyshohet se është pjesë e një trafiku ndërkombëtar të drogës. “Fenomeni i kultivimit të kanabis sativa në Shqipëri ka marrë tashmë në madhësinë joproporcionale, si kurrë më parë. Edhe pse në vitin 2014 policia shqiptare hyri për herë të parë në Lazarat, simbol i prodhimit të marijuanës, fenomeni i kultivimit të bimëve kanabis sativa kurrë nuk është ndalur”- shkruan gazetari Lavdrim Lita.

“Eastjournal” flet më pas për akuzat e opozitës dhe përgjigjet e Ministrisë së Brendshme për kanabisin dhe shton se, deri tani janë shkatërruar më shumë se 1.2 milionë bimë kanbis në të gjithë Shqipërinë.

“Ndërhyrjet e policisë shqiptare janë ndihmuar nga Guardia di Finanza italiane, e cila është duke kryer fluturime zbulimi mbi Shqipërinë për të identifikuar plantacione të marijuanës, në sajë të avionëve të pajisur me pajisje të posaçme. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet shqiptare të zhvilluar një luftë të ashpër, të paktën në letër, për kultivimin e kanabisit. Përpjekja e parë nuk ka qenë veçanërisht i frytshëm”, mbyllet shkrimi i gazetarit “Eastjournal”./360grade.al

Share: