Home KRYESORE Ja provokimi që do t’i bëjë Ermal Mamaqi sonte Sali Berishës

Ja provokimi që do t’i bëjë Ermal Mamaqi sonte Sali Berishës

Siç është anonçuar prej disa ditësh, me spote me shumë humor, sonte fillon programi i ri i Ermal Mamaqit, i cili tashmë është spostuar në TV “Klan” dhe ka emrin e ri “Xing me Ermalin”.

Siç ka njoftuar vetë Mamaqi në rrjetet sociale, i ftuari i parë do të jetë ish-kryeministri Sali Berisha.

Si fillim, Ermali i ka shkuar në zyrën e tij, ku Berisha bën dhe një përshëndetje dhe e fton publikun ta ndjekë, ndërsa Mamaqi i kërkon publiktn t’i bëjë pyetje Berishës. Duke pasur parasysh se ata që e ndjekin më së shumti Ermalin janë të rinj, edhe pyetjet janë kryesisht me humor, nganjëherë pak cinike, por që gjithsesi shkojnë në të njëjtën linjë me emisionin e Ermalit, i cili ofron shumë humor.

“Panorama Plus” ka zgjedhur disa nga pyetjet pikante që kanë bërë ndjekësit për Berishën:

PYETJE NGA POLITIKA

– Sikur ta kesh edhe një herë Shqipërinë në dorë, cila do të ishte gjëja e parë që do bëje?

– Baci Sali ç’ndodhi me Lazaratin?

– Nga 1 deri në 10, sa mendon se do t’i kesh mundësitë që të fitosh prapë?

– Zoti Sali vetëm Lulin hiqe nga posti se la nam, është kot fare.

– Doktorr … a do e shëronit Edin po t’i binte infarkt në Parlament?

– A ju ka zhgënjyer ndonjëherë Qytetari Dixhital?

– Çfarë mendoni për hyrjen e Nard Ndokës në “Dance with me”.

– Pse ngele t’u tregu fushat e hashashit. Lëri të punojnë njerëzit se janë fukarenj (Rama dhe shokët e tij) .

PYETJE PRIVATE

– Ke marrë ndonjë lekë që ke ardhë këtu tek Ermali?

– A kishe bo bashkëpunim me Noizy-n?

– Sa femna ke pas?

– Si i ke qejf pjeshkat, me push apo pa push?

– A shef filma erotikë?

– A keni njohje me Stresin, reperin nga Tropoja?

– A jeni futur ndonjëherë ne kazino, loto apo sexshop?

– Pse nuk e bën operacion hundën si Eni Koçi?

– Sa femra keni pelqyer gjatë jetes suaj?

– Si i keni marrëdhëniet me Arminën?

– Ku e gjen gjithë atë energji? Çfarë pi? Nëse nuk pi, je i sigurt që nuk pi?

– O Sali, o vëlla, hajde prapë se bëmë shaka!

Share: