Deputetja katolike e PDIU, Mesila Doda reagoi per propozimin e liberalizimit te droges dhe prostitucionit kryetarin e Dhomes se Tregetise dhe Industrise Jaku. Ne fakt pritej qe te ishte nder te parat qe do reagonte, por sigurisht qe fjala e urte “Me mire vone se kurre” e justifikon.
Ja statusi.i plote i znj. DODA ne rrjetin social.te Facebook:
“Shqiperia e mijevjeçarit tjeter projekton zhvillimin e saj ekonomik me liberalizimin e droges dhe prostitucionit. Nuk po i besoja vesheve kur degjova kryetarin e dhomes se tregetise qe na tregoi pikat e forta ku duhej te ndryshonte ekonomia jonë dhe pashe qe thuajse askush nuk ju kundervu makro plan-biznesit droge-prostitucion.
A ka ndonje mundesi te projektohet rritja ekonomike duke ndihmuar turizmin, agroturizmin, bujqesine, artizanatin, energjine, te fuqizohet ekonomia duke e pare si nje te tere bashke me Kosoven, te fuqizojme lekun si monedhe kombetare…
A ka mundesi te mendojme per nje strategji te vertete fuqizimi mbarekombetar e te mos leshojme marrzi te tilla???”