Home KRYESORE Skandali i plehrave ve ne veshtiresi kryetaren e re te Bashkisë se...

Skandali i plehrave ve ne veshtiresi kryetaren e re te Bashkisë se Romes ne Itali

Foto Vincenzo Livieri - LaPresse 14-07-2016 - Roma - Italia Cronaca Pulizia straordinaria della banchina del Tevere. Nella foto Paola Muraro Photo Vincenzo Livieri - LaPresse 14-07-2016 - Rome - Italy News Extraordinary cleaning of the Tiber dock.

Në Itali tashme ka shpërthyer një skandal që mund t’i kushtojë shumë lëvizjes “Pesë yjet” të Beppe Grilos ndersa një zyrtare e lartë e bashkisë së Romës, Paola Muraro është nën hetim nga prokuroria për lidhje me mafian e plehrave, apo siç njihet ndryshe “Eco-mafia”.

Lajmi doli në media pak ditë më parë dhe është duke shembur një nga shtyllat e programit të lëvizjes “Pesë yjet”. Në fushatë, Kryetarja e Bashkisë u zotua ta pastrojë Romën njëherë e mirë nga plehrat. Sot Virxhinia Raxhi është në pozicion të vështirë, pasi pastrimi i plehrave në Romë ishte një nga kuajt e betejës në fushatë.

Administratorja që është në qendër të skandalit, Paola Muraro tha se i kishte bërë të ditur eprorëve faktin që ishte në hetim nga prokuroria për këtë çështje.

Situata e plehrave në Romë është e rëndë. Organizatat mafioze kontrollojnë shumicën e kontratave, që nënshkruhen nga Bashkia për pastrimin e qytetit.

Paola Muraro, ishte pikërisht njeriu i ngarkuar për ta nxjerrë pastrimin e qytetit nga kthetrat e “Eco-mafia” dhe tani zbulohet se ajo hetohej që nga muaji prill për lidhje të dyshimta me mafian që ka kapur pjesën më të madhe të kontratave të bashkisë.

E thirrur për të dhënë llogari në parlament, kryetarja e Bashkisë së Romës, Virxhinia Raxhi pranoi se e dinte edhe më parë hetimin e prokurorisë për vartësen e saj. Raxhi tha se nuk e kishte menduar se duhej ta bënte publik informacionin që kishte. Drejtuesi i Lëvizjes “Pesë yjet” Luixhi di Maio tha se ishte informuar përmes postës elektronike për hetimin, por “nuk e kishte kuptuar mirë për çfarë bëhej fjalë”.

Share: