Home KRYESORE Dita e ambiguitetit dhe makiavelisteve!

Dita e ambiguitetit dhe makiavelisteve!

Nga Jeta Tocila Shkurti

Makiavelianizmi së bashku me psikopatinë dhe narcizismin përbëjnë triadën e zezë të tipeve të personalitetit.

Nuk ka nevojë të lexosh Princin e Makiavelit për të qenë makiavelian-mjeshter i manipulimit. Ata llogarisin mirë gjithcka, mashtrojnë shumë bukur, nuk njohin moral dhe i përdorin të tjerët si të duan për të arritur qëllimet.

Është lënë në hije ky lloj personaliteti duke u marrë më tepër me narcistët, por makiavelianët janë ata që shtohen dita-ditës.

Ata janë kudo sepse përshtaten mirë në situata sociale dhe punë ku rregullat janë ambige.

Dhe në vendin tonë ambiguiteti është normë. Janë cinikë dhe nuk lidhen emocionalisht, gjë që i ndihmon të jenë të kujdesshëm.

Taktikat e tyre janë sharmi, dashamirësia, hapja e vetes, fajësimi, presioni, të cilat i përdorin për të fshehur qëllimet e vërteta.

Pëlqehen nga të tjerët në situata konkurence, por nuk pëlqehen si miq, kolegë apo partner.

Sidomos kur gjejnë terrene me individë të alienuar, për shembull nga politika, këta tipa nuk njohin kufij.

Share: