Home KRYESORE A jeni gati për luftë? Kjo është thirrja e Putin për popullin...

A jeni gati për luftë? Kjo është thirrja e Putin për popullin Rus!

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë janë në nivelin më të keq të mundshëm, që prej luftës së ftohtë. Të dyja krahët janë duke u përgatitur për luftë, raporton “Dailly Maill”.

Moska është akuzuar nga pjesa tjetër e botës së po përgatit popullin e saj për luftë, duke i trajnuar ato në përdorimin e maskave dhe se si ti shpëtojnë bombardimeve të mundëshme, apo dhe përdorimit të armëve, bombave apo raketave.

Sipas burimeve nga zyra e Inteligjencës së SHBA-ve, raporton NBC News, CIA është duke menduar sulmin kibernetik për të vënë nën presion qeverinë e Kremlinit. Shumë ekspertë të mbrojtjes janë të mendimit se Rusia nuk dëshiron të bëjë luftë, por kërkon të shkurajojë vendet perëndimore për të mos u përzjerë me sulmin që ka ndërmarrë Rusia në Siri.

Në këtë aspekt shpjegohet dhe fakti se Kremlini është duke sponsorizuar në mediat vendase idenë e luftës, duke paraqitur një pamje mjaft tensionuese dhe për të treguar se si Rusia dhe qytetarët Rus janë duke u përgatitur për luftë. Javën e shkuar Rusët treguan frocën e tyre në shpërthimet bërthamore dhe raketave në përdorim të saj, duke pasqyruar në media pikërisht një provë të kësja force në detin Balltik, duke trembur jo pak vende si Polonia apo Estonia.

Në mediat e vendit në fjalë u raportua se ishte një trajnim normal në manovrat militare të Kaliningradit, por duhet pranuar se provat në fjalë nuk bënë gjë tjetër por shtuan presionin dhe rritën tensionet mes vendeve perëndimore dhe Rusisë lidhur me Sirinë..

Ministri Mbrojtjes Polake, Antoni Maciaerevicz tha se Polonia konsideron situatën të rrezikshme dhe po monitoron situatën, teksa i ka bërë ftesë qeverisë Amerikane dhe Presidentit Barack Obama të marrë parasysh mundësinë e sulmit kibernetik mbi Kremlin. Putin dhe Qeveria Ruse nga krahu tjetër kanë anulluar vizitën në Francë dhe i kanë bërë ftesë të gjithë ushtarakëve Rus në të gjithë botën të jenë gati për të marrë pjesë në manovra të ndryshme ushtarake, pasi do të ketë vlerësime dhe rritje në karrierë.

Gjithashtu pas deklaratës së bërë nga Ministri i Mbrojtjes Polake, Putin ka transferuar parnë kufirit me Poloninë një raketë bërthamore. Lidhur me këtë ish lideri sovietik, Mikhali Gorbachev, ka paralajmëruar botën se është pranë një lufte të përgjakshme, duke parë tensionet e larta mes SHBA-ve dhe Rusisë./360grade.al/

Share: