Home KRYESORE Ushtria ruse hap zjarr ndaj anijes koreanoveriore

Ushtria ruse hap zjarr ndaj anijes koreanoveriore

Një patrullë kufitare ruse ka hapur gjatë ndaj një anije peshkimi me ekuipazh në Bord nga Koreja e Veriut.

Televizioni shtetëror rus bën me dije se ekuipazhi koreanoverior është sjellë në mënyrë agresive dhe është përpjekur të largohet. Një oficer rus i patrullës kufitare dhe 9 peshkatarë të Koresë së Veriut janë plagosur.

Një nga të plagosurit, ndërroi jetë më vonë në spital. Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje rreth orës 22:20 minuta sipas orës lokale të Moskës në zonën ekskluzive ekonomike të Rusisë me Lindjen e Largët sipas deklaratës së Shërbimit Federal të Sigurimit rus.

Termi “zonë ekskluzive ekonomike” përshkruan një sipërfaqe ujore të caktuar, ku shteti përkatës ka të drejtat ekskluzive për peshkimin dhe veprimtari të tjera ekonomike./dita.al

Share: