Home KRYESORE Bejko: Tërmetet bien, Flamur Bime, Zamira Rami e te tjeret fshihen!

Bejko: Tërmetet bien, Flamur Bime, Zamira Rami e te tjeret fshihen!

Nga Roland Bejko

Flamur Bime, (Prefekti)Zamira Rami, (K.B.Gjirokastër), Krenar i Tavos( Drejtor i Spitalit Rajonal) dhe gjithë ju krenaristët e pushtetit, çohuni nga gjumi !

Populli e ka gdhirë në rrugë! Ju shërbëtorët e tij, ku jeni?! Dilni ngrini në gadishmëri shtabin e emergjencave; pushtetarët, zjarrfikset, spitalin, ambulancat, zahirenë, ilaçet, çadrat, ujin e pijshëm, etj.

Këto veprime bëhen në shtetet normale në raste të mundshme katastrofash, zjarresh, tërmetesh, përmbytjesh.

Nuk ju kërkon njeri të ndaloni tërmetet, se nuk mundeni, por të jeni në gatishmëri dhe të informoni qytetarët për vazhdimësinë referuar lidhjeve me qendrat sizmike (që në Shqipëri janë jashtë loje), të vendeve fqinje. Të informoni për masat e mara. Të jeni pranë qytetarëve se ndaj ju kanë votuar, edhe pse keni shenzuar shumë miell e para.

Ju sot dështuat!

Kur qytetarët kishin nevojë për ju, ju s’isht aty.

Në rast tërmetesh edhe minjtë dalin në rrugë, madje të parët, por

ju ishit fshehur, si asnjë specie tjetër në të tilla raste.

Ju pushtetarët e sotëm, jeni specie e veçantë.

As tërmeti nuk ju tremb, ose keni qenë thumb nga hashashi i pushtetit dhe nuk keni marë vesh gjë për tërmetet që tmeruan dhe foshnjat në bark të nënës.

Njerëz, dilni zot vetes, sa tju dalë hashashi “barinjve” të pushtetit tuaj!

Ata janë ose duke ruajtur parcelat me drogë të të afërmve të tyre, ose në gjendje të dehur nga hashashi i pushtetit.

Zoti na ruajt!

Share: