Nga Arben Abazaj
Dy histori deshtimi te cilave na duhet t’u paguajme kosto te larte dhe pa nje drite ne fund qe te na thote se do kete drejtesi per to!
E para historia e shetitores segmenti skele-uji ftohte! Filloi me shkaterrim e tritol e ende nuk po mbyllet akoma derisa gjithe rrugetimi i saj!
Meter per meter, eshte mbushur me mashtrim, tallje e abuzim jo vetem me besimin tone, por edhe me transparencen dhe atje ku nuk ka transparence, kusaria hedh vallen e saj te babezise!
Ende sot e kesaj dite, vlonjatet nuk kane nje ide te qarte te sakte dhe te miresqaruar,jo vetem per koston e ketij investimi, por edhe per afatet e tij, si edhe per projektin perfundimtar te tij.
Asgje e tille nuk eshte sqaruar as me projektin, por as me deklaratat e perfaqesuesve te F.ZH.SH, investitori, si edhe deklaratat e kryetarit te bashkise Vlore, autoriteti qe ka ne administrim territorin ku kryhet ky investim.
Me i rende behet cinizmi e tallja po te kemi parasysh se ky investim u perdor gjate fushates se Z.Leli per te mbledhur vota!
Deshtoi dhe mashtroi! Tani hesht, hesht ose i ben bisht pergjegjesise, si asaj morale para qytetareve te tij dhe asaj institucionale per administrimin e territorit!
E dyta historia e parkimeve me pagese! Pasi deshtoi ne perpjekjet e saj per kete ceshtje, bashkia e kaluar me kryetar Z.Gjika, muajt e fundit te saj i’a faturoi kete deshtim qytetareve dhe bashkise qe do vinte pas saj, duke i dhene me P.P.P.
Nga e dinte ajo administrate se stafi pasardhes do ishte po aq i deshtuar sa ata ne administrimin e parkimeve?! Perse nuk e beri kete qe ne krye te mandatit te tij Z.Gjika, por pikerisht atehere kur pritej te vinte nje kryetar dhe nje administrate tjeter?! Perse u’a faturoi atyre deshtimin e tij?!
Vec kesaj edhe ketu ka patur mungese te theksuar transparence! Nuk jane pyetur qytetaret, apo grupet e interesit, ka probleme me votimin ne keshillin bashkiak, kjo sipas denoncimeve publike te vete ish keshilltareve, po ashtu edhe prefektja e Vlores ka patur nje denoncim publik se i eshte fallsifikuar firma.
Te dyja keto histori, tipike per nga natyra, jane pasqyra qe shpjegon perse ky qytet eshte katandisur kaq i pashprese dhe, te shfaqin mentalitetin se si eshte qeverisur e administruar e si po vazhdon te qeveriset ende.