Home KRYESORE Familja hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit, 7 të...

Familja hidhet nga kati i dytë për t’i shpëtuar zjarrit, 7 të plagosur (/VIDEO)

7 anëtarë të një familjeje shqiptare janë hedhur nga kati i dytë për ti shpëtuar flakëve të zjarrit që ra në banesën e tyre në Rimini të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se flakët kanë shpërthyer fillimisht në një zyrë në katin e parë dhe më pas është përhapur në të gjithë godinën e banuar. Në banesën e shqiptarëve ishin prindërit dhe 4 fëmijët si dhe një xhaxha.

Sipas të njëjtave burime nëna 31-vjeç dhe një fëmijë 7 vjeç janë dërguar menjëherë në spital ndërsa burri, 40 vjeç dhe dy fëmijët, 8 dhe 4 vjeç si dhe një fëmijë vetëm 3 muajsh kanë lëndime të konsiderueshme. Ndërsa xhaxhai ka lëndime të lehta. Fqinjët vendosën në tokë dyshekë në mënyrë që gjatë rënies të mos kishin lëndime. Nga hetimet e para nga zjarrfikësit dhe policia, dyshojnë për një zjarrvënie të qëllimshme./lapsi.al

Share: