Home KRYESORE Protesta e Himarës, Dule e PBDNJ: Rama të braktisë politikat selektive

Protesta e Himarës, Dule e PBDNJ: Rama të braktisë politikat selektive

Banorët e Himarës protestuan sërish përpara bashkisë për të mbrojtur pronat e tyre, që janë planifikuar të prishen sipas planit të ri urbanistik, për t’i lënë vendin shëtitores që do të ndërtohet aty.

Në mbështetje të tyre, këtë herë nga selia e PBDNJ-së në Tiranë, Vangjel Dule tha se ka një kërkesë për kryeministrin Edi Rama.

“PBDNJ shpreh solidaritetin e vet të plotë me kërkesat legjitime të banorëve dhe i drejtohet kryeministrit Edi Rama të nisë pa humbur kohë, personalisht dhe jo nëpërmjet marionetave të tij lokale, dialogun konstruktiv me komunitetin për t’u dhënë zgjidhje problemeve jetike të dhënies së titujve të pronësisë pronarëve të ligjshëm dhe regjistrimit të pronës, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe bukurisë natyrore, hartimit të një plani zhvillimi real të infrastrukturës së munguar të zonës dhe jo në shërbim të interesave legjitime, abuzuese dhe korruptive. Rama të braktisë, sa nuk është vonë, politikat selektive, klienteliste dhe paragjykuese ndaj Himarës dhe himarjotëve”, tha Dule.

Sipas Vangjel Dules, implementimi i planit urbanistik të bashkisë në Himarë ka për qëllim grabitjen e pronës së banorëve, të cilët prej muajsh kanë firmosur edhe një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama për të ndaluar prishjen e pronave për ndërtimin e shëtitores./Top Channel

Share: