Një luftë e re në Ballkan, nuk është përjashtuar si mundësi nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Paralajmërime se diçka e tillë mund të ndodhë brenda pesë viteve, ka dhënë edhe ish-kryetari i kësaj lëvizje, Albin Kurti.
“Fakti që Kroacia po blen armatim nga Amerika dhe Serbia po furnizohet nga Rusia tregon për një situatë serioze dhe duhet të merret seriozisht. Me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën në Kosovë dhe Vuçiqin në Serbi, brenda 4-5 viteve në Ballkan ka më shumë gjasë që të krisë lufta sesa të mos bëhet luftë”, ka thënë Kurti.
Përveç Ballkanit, Kurti ditë më parë paralajmëroi se çështja e demarkacionit mund të sjellë sërish luftë. Por paralajmërimet e tilla nuk shihen nga ekspertet e sigurisë si diçka që përkon me realitetin.
Avni Islami, njohës i sigurisë, thotë se nuk mundë të ketë precizime për kohë lufte, raporton Telegraf. Edhe njohësi i tjetër i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala mendon se deklaratat politike nuk duhet të shikohen me rrezikshmëri reale./Dita.al