Home KRYESORE “Dua të dukem greke, do ndërroj gjakun kur të martohem”, Ja cfare...

“Dua të dukem greke, do ndërroj gjakun kur të martohem”, Ja cfare i ndodh!

Shumë fëmijë shqiptarë që lindin apo rriten në një vend të huaj ose e harrojnë gjuhën e tyre ose nuk duan t’ia dinë fare për vendin mëmë.

Këtu ndikon edhe familja, pavarësisht punës dhe angazhimeve, ata që janë atdhetarë të vërtetë, do e gjejnë sadopak kohë që t’ju mësojnë fëmijëve se kush është vendi i tyre me të mirat dhe të këqijat që ka, atdheu nuk mund të shkelet me këmbë.

Një shqiptar nga Kosova është irrituar me bisedën që ka bërë me një vajzë edhe ajo shqiptare, që jeton në Greqi. Emri i saj në Facebook ishte me shkronja greke, gjithashtu ajo është shprehur se do të duket greke dhe shumë shpejt do ndërrojë edhe identitetin.

Vajza me iniciale E.P, ka thënë se nuk i intereson shumë shteti, por të ketë bukë për të ngrënë, por sigurisht shqiptari nga Kosova ashtu si çdo shqiptar tjetër që e do vendin e tij është prekur dhe lënduar nga këto fjalë, pavarësisht të mirave dhe të këqijave, atdheu nuk mund të shitet, nuk mund të thuash “duam të jem greke apo serbe”.

Ndaj me këto mesazhe ai kërkon të ndërgjegjësojë të gjithë fëmijët apo të rinjtë që janë rritur në vend të huaj që të mos e përbuzin Shqipërinë, edhe pse nuk është vendi perfekt, mbetet atdheu i tyre.

PS: Sigurisht njeriu mund te zgjedhe se cfare do te jete dhe ne këtë rast nuk është fati qe vendos për vete personi.

Share: