Home KRYESORE Qeveria holandeze: Shqiptarët përbëjnë gjysmën e emigrantëve që kemi kapur

Qeveria holandeze: Shqiptarët përbëjnë gjysmën e emigrantëve që kemi kapur

Qeveria holandeze thotë se këtë vit janë kapur 840 emigrantë në përpjekje për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe, duke u nisur nga Holanda.

Numri është në rritje në krahasim me vitin 2015, kur ishin kapur 500 emigrantë. Këta të fundit fshehen në kamionë për të kaluar me anije nga Holanda në Angli.

Ministria e Drejtësisë thotë se gati 80% e tyre janë kapur në portet holandeze, kurse pjesa tjetër sapo zbresin në Britani.

Pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve që tentojnë të shkojnë në Britani për një jetë më të mirë janë shqiptarë. Sipas shifrave zyrtare rë qeverisë holandeze, gjysma e emigrantëve të kapur janë nga Shqipëria.

Share: