Home KRYESORE Incidenti në stadium, 120 stola të thyer, 7 vetë në ndjekje penale

Incidenti në stadium, 120 stola të thyer, 7 vetë në ndjekje penale

Ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut, e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, është ndërprerë në minutën e 80′ pas incidenteve në stadium.

Policia thotë se 7 persona janë proceduar penalisht. Ata janë të gjithë nga Tirana. Ndërkaq ka edhe dëme të shumta materiale, ku numërohen 120 stola të thyer.

Sakaq 2 punonjës policie kanë mbetur të lënduar nga përplasja me mjete të forta, ndërsa dy tifozët e Partizanit, 18 vjeçarja dhe një 24-vjeçar janë jashtë rrezikut, pasi pas mjekimit kanë lënë spitalin.

Pas javës së 9, Skënderbeu kryeson kampionatin me 20 pikë, 2 më shumë se Partizani i vendit të dytë./Opinion.al

Share: