Home KRYESORE Me Organizaten Islamike nuk duhet te tregohemi me katolik se Papa…

Me Organizaten Islamike nuk duhet te tregohemi me katolik se Papa…

Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Sesionin e 9-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI), që do të zhvillohet më 18-19 shkurt në Teheran.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i ka dhënë përgjigje negative ftesës për pjesëmarrje në këtë konference të dërguar nga homologu i tij iranian. Kjo do të thotë se, Shqipëria nuk do të jetë e përfaqësuar politikisht në mbledhjen e vendeve anëtare të OBI-së.

Përgjigjja negative është justifikuar me “kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të axhendës të ngjeshur politike”. Këtë fakt e bën të ditur Këshilltari për Politikën e Jashtme i Kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni.

Padyshim qe rasti i Kosoves dhe mos pranimi i saj ne UNESCO duhet te na beje me reflektues dhe jo inatcor per tu treguar me Katolik se Papa thote Populli dhe kjo fjale vlen ne rastin e nje vendi laik si Shqiperia. Per kete gje mund te mesohet nga Serbia i cili ka shoqeri ortodokse, por edhe raporte te mire politike dhe ekonomike me vendet islamike.

Share: