Home KRYESORE Lubonja: Nacionalizmi i Ramës strehë për hajdutët e tij

Lubonja: Nacionalizmi i Ramës strehë për hajdutët e tij

Rama po bie në kurthin e liderve shqiptarë që e përdorin nacionalizmin kur i kanë keq punët brenda vendit të tyre.
Sipas Fatos Lubonjës Kryeministri aktual po i ngjan gjithnjë e më shumë Berishës që foli në Mynih Për një komb shqiptar të ndarë në 5 shtete.
“Kështu janë këta kur e humbasin mendjen dhe jetojnë shumë të izoluar, vetëm me delirin që ua ushqen popullsia shqiptare, injorante, e humbasin realitetin” ka thënë ai nga studio e “Opinion” në News24.
Duke analizuar thëniet e kryeministrit që një shqiptar ka mbrojtur Akropolin dhe atë se “Himara është e jona” sipas Lubonjës është të bësh akoma historiografinë e Enver Hoxhës dhe kjo “është turp për një kryeministër, për një intelektual”.
Sipas Lubonjës, ‘ajo që bën kryeministri në këtë rast është përdorimi i nacionalizmit për qëllime pushteti dhe për të mbuluar ato gjëra që po bën në Jug që përveç të tjerave janë edhe grabitje e pronës së banorëve të Jugut’.
“Aty ka një grabitje, ka një dhunim. Nuk është hera e parë që Kryeminstri përdor gjuhën nacionaliste për të bërë shkatërrime. Siç ndodhi atëherë me kishën e Dhërmiut. Qëllimi është tjetër, që të çon në atë thënien e famshme “nacionalizmi është streha e fundit e horrave”.
Ai ka theksuar se e ‘gjithë kjo bëhet për të mbuluar vjedhjen e pronave në Himarë’. “Qëllimi është që gjithë ato që po bëhen atje me dhunë, kundër asaj popullsie, justifikohen me nacionalizëm. Për të thënë unë kam popullin me vete, siç bëri edhe Enver Hoxha. (lapsi.al)
Share: