Home KRYESORE Mediat greke, MPJ greke ambasadorit shqiptar: Mos na sfidoni

Mediat greke, MPJ greke ambasadorit shqiptar: Mos na sfidoni

Mediat greke bëjnë publike pjesë nga biseda që është bërë me ambasadorin shqiptar Dashnor Dervishi i cili pasditen e së martës, 1 nëntor u thirr nga Ministria e Jashtme e Greqisë

Protothema.gr shkruan se drejtori politik në Ministrinë e Jashtme Greke, Petros Mavroideis u ankua për zhvillimet e fundit, me prishjen e banesave të minoritetit grek në Himarë që u pasuan dhe me deklaratat provokative të kryeministrit shqiptar për ekzistencën e Akropolit nga shqiptarët.

“Zoti Mavroeidis i nënvizoi ambasadorit shqiptar se është e papranueshme që në Himarë po prishen vetëm shtëpi të minoritetit grek, cka nënkupton se kemi të bëjmë me një plan të organizuar. Greqia nuk ndërhyn në cështjet e brendshme të asnjë shtetit, dhe nuk kërcënon asnjë, por as nuk do të tolerojmë sfidat. Shqipëria, nënvizoi ai, duhet të respektojë ligjet ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare që respektojnë të drejtat e minoritetit grek” shkruan protothema.gr.

Gjithashtu Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme Greke theksoi se kjo çështje do të luajë rol të rëndësishëm sa i takon anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë paraditen e 3 nentorit, u mësua se Ministria e jashtme greke ka pretenduar në takim me ambasadorin se deklarata e ministrisë së Jashtme shqiptare përmbante një qasje agresive që nuk i shërben qetësimit të tensionit dhe ecjes përpara në marrëdheniet midis dy vendeve.

Po kështu pala greke ka ngritur shqetësim edhe për tonet e kryeministrit Rama në statusin e tij në facebook.

Megjithate burimet konfirmuan per Ora News se Shqipëria dhe Athina zyrtare kanë dakord të ulin tonet dhe të lënë mënjanë cdo retorikë që mund të ndikojë negativisht në marëdheniet midis dy vendeve.

Share: