Home KRYESORE Lajmi i fundit, Gjykata e Lartë bllokon “Brexit”

Lajmi i fundit, Gjykata e Lartë bllokon “Brexit”

Gjykata e Lartë në Britani ka vendosur t’ia delegojë Parlamentit të drejtën për të vendosur përmes votimit nëse Mbretëria e Bashkuar mund të fillojë procesin e largimit nga Bashkimi Evropian.

Kjo do të thotë se qeveria nuk mund të hapë vetë Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, për nisjen e bisedimeve formale me BE-në.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka këmbëngulur se referendumi i 23 qershorit për dalje nga BE-ja dhe fuqia e qeverisë nënkuptojnë se nuk ka nevojë për votën e Parlamentit.

Qeveria pritet të apelojë vendimin e Gjykatës.

Share: