Home KRYESORE Ministria e Arsimit: Heqja e simboleve nga shkollat, me kërkesë të ambasadës...

Ministria e Arsimit: Heqja e simboleve nga shkollat, me kërkesë të ambasadës turke në Tiranë

Një ditë pasi Lapsi.al publikoi shkresën e Ministrisë së Arsimit që urdhëronte shkollat të hiqnin simbolet turke, ka reaguar zyrtarisht ministria përmes sekretarit të Përgjithshëm, Plarent Ndreca. Ai thotë se shkresa është firmosur pas shqetësimit të ngritur nga Ambasada turke në Tiranë.

“Ambasada ka kërkuar qe keto simbole te mos vendosen pa miratimin e Ambasadës. Në shtetin shqiptar këto janë shkolla shqiptare edhe është e drejt e shtetit që të kërkojë mospërdorimin e simboleve të tyre”, tha Ndreca, duke shtuar se këto institucione arsimore janë të akredituara dhe licensuara sipas ligjit.

Ai është shprehur se nuk kanë informacion për mospërputhje të financimit privat.

Lapsi.al publikoi edhe listën e institucioneve shkollore, shoqatave e fondacioneve të financuara nga Gulen, për të cilat Erdogan i ka kërkuar Ramës të mbyllen./Lapsi.al

Share: