Home KRYESORE Ja cte ndodh, kur premtojne Kanadanë dhe e gjen veten në Republikën...

Ja cte ndodh, kur premtojne Kanadanë dhe e gjen veten në Republikën Domenikane

Gjykata e Tiranës dënoi me 10 vjet burg, një 32-vjeçar të akuzuar për mashtrim. Ai është Kreshnik Kule që sipas gjykatës ka përfituar shuma të konsiderueshme parash që shkojnë deri në 18 mijë euro dhe 20 mijë USD duke i premtuar një shtetasi mundësinë e emigrimit në Kanada.

Kjo ngjarje ka ndodhur në nëntor 2013 kur Kule me të atin e tij i premtuan shtetasit A.S. emigrimin në Kanada. Në pasaportë i kishin vënë një vizë për në Republikën Domenikane që sipas të akuzuarve do të shërbente si vend transit.

Në fillim ata kanë udhëtuar drejt Turqisë dhe më pas kanë fluturuar për në Republikën Domenikane. Sipas “Panorama”, aty, Kule dhe A.C. kanë qëndruar gati 1 muaj.

Gjatë kësaj kohe ka mbërritur në këtë vend edhe babai i të pandehurit dhe një bullgar më iniciale i identifikuar si P. Dimitro. Qëndrimi në Republikën Domenikane zgjati edhe 2 muaj të tjerë me premtimet se do të niseshin dita – ditës në Kanada.

Pasi nuk e kanë realizuar premtimin, Kule është larguar duke e lënë A.S. vetëm me shtetasin bullgar, që është larguar disa ditë më pas. I mbetur vetëm, kallëzuesi, pas peripecish të shumta ka mundur të kthehet sërish në Shqipëri ku bëri denoncimin.

Share: