Home KRYESORE Malaj, karakteri administrativ nuk mund te kthehet ne penale…

Malaj, karakteri administrativ nuk mund te kthehet ne penale…

Arbe Malaj, profesori i ekonomisë dhe ish ministri socialist i Financave thotë se është duke botuar një shkrim kundër dhënies se dënimeve penale nga strukturat e ekzekutivit.

“Shqetësimi im profesional është se ne ndryshimet e fundit ne legjislacionin e procedurave tatimore, qeveria nuk ka respektuar ndarjen e pushteteve, çka do te thotë qe dënimet penale i jep vetëm gjyqësori. Gjoba 10 milion leke e pa lidhur me masën e demit te shkaktuar është ne thelb dënim penal.” – Thotë profesori Malaj duke shtuar  - Përpara bërjes gati për botim te shkrimit u konsultova me dy juriste te respektuar te vendit tim, te cilët ishin dakord me këtë parim te rendësishem te ndarjes, balancës dhe kontrollit te pushteteve.”

Profesori thotë se pas një prezantimi ne UET te këtyre koncepteve, ne një leksion te hapur me studente dhe kolege, njeri prej tyre i dërgon një vendim te gjykatës kushtetuese te vitit 1997, te cilën po e botojmë ne fund te këtij materiali i cili sipas Malaj qartëson pikërisht këtë parim te rëndësishëm kushtetues.

-Dihet qe kontrolli i pare i çdo drafti ligjor është kushtetutshmëria e tij, pra a bie ai ndesh me kushtetutën e vendit tënd, ku përfshihen edhe vendime e gjykatës kushtetuese ?  - pyet ish deputeti dhe ish ministri i financave duke shtuar se - Duke qene se ligji i ri qe ka shkelje te te drejtave kushtetuese hyn ne fuqi ne date 12 nentor, duhet qe vete qeveria me akt normativ te bej ndryshimet perkatese, te respektoj ndarjen e pushteteve ne dhenien e denime dhe ti miratoj ato sa me pare ne parlament.

Ish politikani sot profesor universiteti sugjeron me shume kujdes ne te gjitha ndryshimet ne legjislacionin penal, te cilat priten te miratohen këtë jave ndaj ai u bën apel kolegeve te parlamentit dhe qeverise se: -  qeverisja anti-kushtetuese eshte jo patriotike dhe e demshme, aq me shume per nje vend qe eshte qeverisur me shume me dore te forte se sa me institucione te forta.

Vendimi nr.13, datë 29.05.1997(V ”“ 13/97
……..
Në paragrafin e dytë të nenit 26 të ligjit të ri është parashikuar konvertimi nga gjykata i gjobave administrative në burgim.
Kjo normë duhet të shfuqizohet në tërësi si antikushtetuese, sepse nuk mund të përfshihet në vepra penale një sanksion me karakter administrativ (neni 6 i ligjit kushtetues për “Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut”)

Share: