Home KRYESORE Policia greke, nga 2 kryqe, pasaportave të shqiptarëve në Kakavijë

Policia greke, nga 2 kryqe, pasaportave të shqiptarëve në Kakavijë

Policia greke vazhdon të ndalojë shqiptarët të kalojnë në pikën doganore të Kakavijës. Gazetarja e Entiola Bundo udhëtoi sot paradite drejt Kakavijës dhe ka marrë dëshmitë e qytetarëve të cilët thonë se janë kthyer edhe pse dispononin garanci apo lekë mjaftueshëm.

“I kanë kthyer pa i dhënë asnjë shpjegim duke vendosur dhe kryq në pasaportë” raporton gazetarja.

Brenda 24 orëve janë kthyer 60 shtetas shqiptarë mes tyre dhe gra, fëmijë e të moshuar.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri zhvilloi dje një takim me drejtorin e Policisë greke, Konstantinos Tsouvalas ku shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të shtetasve shqiptarë të kthyer në kufirin me Greqinë.

Tahiri kërkoi nga pala greke të respektohet lëvizja e lirë e shtetasve në zonën “Shengen” dhe të mos kthehen shtetas shqiptarë në kufi pa shkaqe ligjore e të motivuara mirë”.

Mes Shqipërisë dhe Greqisë janë rritur tensionet pas prishjes së disa godinave në Himarë të cilat ngjallën dhe reagimin e Athinës zyrtare. Mes dy shteteve ka pasur shkëmbim replikash. E fundit ajo e ministrit të Jashtëm grek Kotzias, i cili deklaroi se faktet historike mbeten të tilla dhe se palët duhet të jenë serioz

Share: