24 orë pas alarmit të Uashingtonit se hakerat rusë kanë hyrë në sistemet kompjuterike amerikane, hakera nga SHBA-ja u kanë kthyer “reston” rusëve.
Bëhet e ditur se hakerat amerikanë kanë thyer sistemet mbrojtëse duke hyrë në kompjuterët rusë dhe duke penetruar deri në Kremlin.
Ata kanë thyer çdo sistem sigurie duke i bërë të brishtë sistemet kompjuterike rusë. Kjo është një kundërpërgjigje pas frikës se rusët mund të manipulojnë zgjedhjet në Amerikë. Në këtë mënyrë, hakerët amerikanë mund të japin një kundërpërgjigje nëse sulmohen kibernetikisht nga Rusia.
“Mund të hiqet elektriciteti për shumë zona, duke kthyer në errësirë Rusinë, ditën e zgjedhjeve në Amerikë”, thotë një ekspert.
Shërbimet sekrete amerikane thonë se nuk presin një sulm nga Rusia në infrastrukturat e rëndësishme, pasi një gjë e tillë do të konsiderohej akti i hapur lufte. Gjithsesi shqetësimi mbetet./360grade.al