Home KRYESORE Shqipëria në BE, një derë e hapur edhe për Kosovën

Shqipëria në BE, një derë e hapur edhe për Kosovën

Nga Suzana Tahiri

Shqipëria në BE. Padyshim se ky është një lajm i mirë për shqiptarët në kufirin shtetëror, por edhe për të tjerë bashkëkombas që jetojnë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në të gjitha viset e tjera natyrale.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri i “bën thirrje Komisionit Europian dhe Këshillit të Europës për hapjen e negociatave dhe Shqipërisë të sigurojë më shumë progres të qëndrueshëm në lidhje me implementimin e 5 prioriteteve, që duhen për hapjen e negociatave”, thuhet në deokumentin europian.
Në këtë rast një falenderim shkon për të gjithë ata deputetët europianë, të të gjithë krahëve politikë, që i hapën dritën jeshile Shqipërisë për të qenë anëtare e denjë e familjes euorpiane.

Pas pranimit të Shqipërisë në në NATO, ky është një hap tjetër i rëndësishëm që na afron më shumë me komunitetin euro-atlantik dhe një mirënjohje shumë e veçantë e mbarë shqipatërve shkon për SHBA dhe BE, si dy partnerët më të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm.

Kuptohet se çdo hap i Shqipërisë në institucionet ndërkomëbtare është një ogur i mirë edhe për shtetin më të ri të Europës, për Kosovën, sa edhe për shtetin tjetër të Maqedonsië ku thuajse gjysma e popullsisë janë shqiptare.

Një hapësirë shqiptare e fuqishme, me institucione demokratike, me prirje dhe aspirate të qarta pro-perëndimore e shndërron atë në një faktor përcaktues në Ballkan dhe kontribues më të madh të paqes në Europë dhe më gjerë.

Share: