Home KRYESORE Ja mundësia sesi Hillary Clinton mund të zgjidhet presidente e SHBA në...

Ja mundësia sesi Hillary Clinton mund të zgjidhet presidente e SHBA në vend të Trump

Për shumë amerikanë që nuk duan të përjetojnë një presidencë të udhëhequr nga Donald Trump, ekziston edhe një opsion, sado vështirë i realizueshëm të jetë ai.

Hillary Clinton ka fituar shumicën e votës popullore. Rezultati final tregon që ajo mori 200,000 vota më shumë se Donald Trump, edhe pse zgjedhja e këtij të fundit u bë për shkak të votave elektorale.

Sipas kushtetutës amerikane, Kolegji Elektoral, është institucioni përfundimtar që do të votojë për Presidentin. Ata duhet ta bëjnë këtë më 19 dhjetor, në kryeqytetet e shteteve federale.

Asgjë nuk i ndalon anëtarëve të këtij kolegji që të refuzojnë të përkrahin kandidatin që ka fituar në bazë të votave elektorale.

Bile, për këtë gjë ka edhe një emërtim – ata mund të bëhen “zgjedhës i pabesë”. Sidoqoftë, kjo vështirë është e realizueshme, pasi mbi 99% e anëtarëve të këtij kolegji, përgjatë historisë amerikane, kanë votuar ashtu siç janë zotimet ditën e zgjedhjeve, sipas një analize të gazetës New York Times./360grade.al

Share: