Home KRYESORE Shqiptarja me perce gjobitet me 30 mijë euro dhe ja pse

Shqiptarja me perce gjobitet me 30 mijë euro dhe ja pse

Një shqiptare që jeton në Itali ka marrë një dënim me gjobë për shkak se ka refuzuar të heqë veshjen tradicionale myslimane. Protagonistja një 40-vjeçare, rreth dy javë ma parë ishte paraqitur me perçe, veshje që tregon vetëm sytë, në mbledhjen e këshillit të Pordenone për fëmijët.

Gjyqtari e dënoi shqiptaren me katër muaj burg, dënim i cili u konvertua me 30 mijë euro. Dënimi i saj erdhi pasi refuzoi të identifikohej në mbledhjen e këshillit të qytetit. Pas kësaj, kreu i bashkisë, Antonio Di Bisceglie thirri policinë për të bërë identifikimin e saj.

Gruaja shqiptare po merrte pjesë në mbledhjen e të rinjve, ku djali i saj ishte një prej të zgjedhurve. Por, pavarësisht prezencës së policisë gruaja sërish refuzoi duke sjellë kështu ndërprerjen e mbledhjes.

Çështja përfundoi në gjykatë, ku u njoh shkelja e nenit 5 të ligjit të 22 majit të vitit 1975 që ndalon përdorimin e helmetave mbrojtëse dhe çdo barrierë tjetër që pengon njohjen e personit në publik pa justifikim.

Kjo justifikon dënimin e shqiptares edhe pse Italia nuk e ndalon me ligj veshjen e ferexhesë apo perçes.

Share: