Home KRYESORE Levonja: Rama ne CNN ndoshta si gratë që dilnin në ekrane me...

Levonja: Rama ne CNN ndoshta si gratë që dilnin në ekrane me pretendimin se ishin ngacmuar seksualisht nga Trump

Nga Gavrosh Levonja

Tek “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit, daljen e Edi Ramës në CNN, me deklarata kundër Donald Trump, Blushi e vlerësoi si një “marrje me qira”, ku objekti I marrë me qira ishte vetë kryeministri I Shqipërisë.

Nuk dihet ndonjë rast, të paktën në SHBA, që kreu I ndonjë qeverie të shprehet kundër një kandidati presidencial në një televizion të rëndësishëm amerikan në kohë fushate elektorale.

E para, se në një farë mënyre kjo konsiderohet si tentativë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe e dyta, vështirë se ndonjë lider I një vendi tjetër do të guxonte të sulmonte para publikut amerikan dikë që kandidon për një post të rëndësishëm, të paktën nga ndrojtja se mund të sulmonte presidentin e ardhshëm.

E treta, vetë gazetari nuk duhej t’i drejtonte një pyetje të tillë një zyrtari të huaj, gjë që të le të kuptosh se ka qenë I autorizuar ta bënte pra dhe dalja e Ramës në CNN ka qenë e planifikuar për të folur kundër Donald Trump.

Që njerëz nga shtabi I zonjës Clinton mund ta organizonin një show me protagonist Ramën, unë e besoj plotësisht, duke parë ato gratë e shumta që dilnin në ekrane të ndryshëm me pretendimin se ishin ngacmuar seksualisht nga zoti Trump, para 20 apo 30 vitesh. Madje nuk mund ta heq nga kujtesa njërën e cila, ato që thoshte I lexonte në një letër që I kishin vënë para.

Gjithsesi, gjithë historinë duke filluar nga vizita “lampo” e Ramës në SHBA takimi me Biden dhe kalimi si “rastësisht” I vetë presidentit Obama gjatë takimit, mund ta sqarojë më mirë zoti Lu, I cili mund të dijë edhe se cili ka qenë “broker-I” I “qiramarrjes” a “qiradhënies” në fjalë.

Share: