Ben Blushi, kryetar i Libras, ka theksuar përgjatë një interviste për “Syri.net” me gazetarin Çim Peka se nuk do bashkëpunojë asnjëherë më Rilindjen.
Blushi tha se Rilindja duhet të bëjë një pastrim gjeneral dhe të dezinfektohet, të dekriminalizohet, të kërkojë ndjesë për mbetjet nga jashtë.
Sipas tij, Rilindja, shkatërroi arsimin e lartë dhe shëndetësinë. Ai ka bërë me dije se nuk i shkon pas ofertës së saj, sepse po t’i shkonte pas, nuk do ishte duke folur si pjesë e LIBRA-s, por do ishte akoma tek PS e Rilindja.
“Një nga arsyet që kam ikur është se aty u banditizua parlamenti. Bashkëjetesa ime me disa deputetë të Rilindjes u bë e pamundur edhe për arsye parimore, e s’po them të tjera. U bë e pamundur. Unë mirë apo keq, ja njeri që jetoj duke shkruar e duke bërë libra.
Nuk mund të bashkëjetoj me kaq shumë injorancë, dhunë, e me kaq banditizëm. Po marr dy raste që ta kuptojnë edhe njerëzit që më paragjykojnë. Kishte dy raste kjo parti për të treguar se kë zgjedh, anën e të drejtës apo dhunës”.
Ndër të tjera, Blushi ka theksuar se kur shkova në qytetin e Elbasanit kam bërë fushatë për PS, për të marrë vota. Por, sipas tij, në një sallë me 2 mijë veta u penalizua ai, e ndërsa partia nuk kërkoi ndjesë, ndërkohë që 100 banditë të paguar, punojnë, shoferë, pastrues, etj. Ai tha se ata ishin instruktuar për të ofenduar atë. “E keni parë z. Peka çfarë ndodhi në Elbasan, në mars të këtij viti”.
“Çfarë kërkoja unë aty? Kërkoja vetëm zgjedhje brenda partisë ku kisha 20 vite anëtarë. E më ulërinin se pse e kërkoja këtë të drejtë. Rasti i dytë është konflikti me banditin e Kavajës, është akoma në detyrë sot. Nuk mund të ndodhë kjo, është akoma në detyrë edhe pse gjykata e shpalli të fajshëm, Rilindja zgjidhi krahun e tij”